Please enter at least 3 characters.

Të errëtat e martesës së Demi Moore me Ashton Kutcher

2019/09/AshtonKDemiMoore-1.jpg
229:"NEW YORK, NY - APRIL 14: Actors Ashton Kutcher and Demi Moore speak to the media at the launch party for "Real Men Don't Buy Girls" at Steven Alan Annex on April 14, 2011 in New York City. (Photo by Jemal Countess/Getty Images)
12:"Getty Images

Demi Moore nuk ka ndërmend të përjashtojë as edhe një fragment të jetës nga libri i saj i ri. Aktorja është e gatshme të çlirohet nga sekretet më të errëta, që duket se e mundojnë prej kohësh.

Në librin e bukuroshes hollivudiane tregohet se si ish-bashkëshorti i saj, Ashton Kutcher, e kishte tradhtuar dy herë përgjatë martesës së tyre tetëvjeçare, me Brittney Jones dhe Sara Leal.

Po kështu, Demi rrëfen se shpeshherë është ndjerë e detyruar nga Kutcher për të kryer marrëdhënie treshe dhe i është dashur të pranojë dy të tilla për t’u dukur “një grua e mirë” - transmeton KP.

Ashton Kutcher dhe Demi Moore (Foto: Stephen Lovekin/Getty Images/Guliver)

“Doja t’i tregoja se sa e paparë dhe argëtuese mund të isha”, ka rrëfyer Moore në libirn "Inside Out” duke e cilësuar këtë sjellje të saj si “të gabuar”.

Romanca e tyre nisi në vitin 2003 dhe dy vite më vonë, në vitin 2005, çifti e kurorëzoi dashurinë.