Please enter at least 3 characters.

Të dyshuarit në Skenderaj i gjenden në shtëpi gjashtë bankënota të falsifikuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari kanë gjetur gjashtë bankënota të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Shaban Manxholli” në Skenderaj, të premten në ora 21:55.

“Raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kosovar njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar 6 bankënota që dyshohet se janë të falsifikuara”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime. /Telegrafi/