Please enter at least 3 characters.

Të arrestuarit që dyshohen për manipulim me vota mbërrijnë në Gjykatë, pamje nga Prizreni

Sot, më 24 janar pritet të mbahet seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj 109 të arrestuarve, të cilët dyshohen për manipulim me vota në Komunën e Prizrenit në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura më 28 dhjetor.

Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se seanca nis në ora 14:00.

Tashmë të dyshuarit kanë mbërritur në Gjykatë.

Ndryshe, kryeprokurori i Prokurorisë Themelorë në Prizren, Petrit Kryeziu ka njoftuar të premten se janë ndaluar 109 të dyshuar nën dyshimin për manipulim të votave në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025.

Kryeziu gjatë konferencës për media ka thënë se të gjithë ata që kanë manipuluar me votat do të dalin para drejtësisë, ndërsa u tha se bëhet fjalë për mijëra vota të manipuluara dhe të falsifikuara.

Më poshtë mund t'i shihni pamjet e RTV Besa.