Taylor Swift nuk planifikon të realizojë film për dasmën e saj
Taylor Swift ka publikuar disa dokumentarë për karrierën e saj muzikore, por pamjet nga dasma me Travis Kelce nuk do të shfaqen në ekranin e madh.
Pavarësisht spekulimeve se ekipe profesionale filmimi janë parë duke xhiruar rreth Madison Square Garden dhe gjatë ceremonisë së tyre, revista People raporton se Swift nuk ka në plan të realizojë një dokumentar apo film për ditën e saj të madhe.
Swift dhe Kelce u martuan të premten në një ceremoni të mbajtur në New York.
Sipas njoftimit, veshjet e nuses dhe dhëndrit u krijuan nga Christian Dior Haute Couture, të dizajnuara nga Jonathan Anderson në bashkëpunim të ngushtë me çiftin.
Këpucët u punuan me porosi nga Christian Louboutin, teksa Swift mbante bizhuteri Cartier.
Çifti nuk pati shoqëruese të nuses apo të dhëndrit. Në vend të tyre, vëllai i Taylorit, Austin Swift, ishte krahu i saj i nderit, ndërsa vëllai i Travisit, Jason Kelce, ishte krahu i dhëndrit.
Ceremonia u drejtua nga aktori dhe komediani Adam Sandler.
Një ditë para dasmës, përfaqësuesi i Taylor njoftoi se çifti kishte dhuruar 26 milionë dollarë për organizata bamirëse që mbështesin kauza të rëndësishme për ta. /Telegrafi/


