Please enter at least 3 characters.

Taylor Swift do të performojë në MTV VMA 2019

2019/08/GettyImages-1153173024-e1565198832660.jpg
309:"CARSON, CALIFORNIA - JUNE 01: (EDITORIAL USE ONLY. NO COMMERCIAL USE) Taylor Swift performs onstage at 2019 iHeartRadio Wango Tango presented by The JUVÉDERM® Collection of Dermal Fillers at Dignity Health Sports Park on June 01, 2019 in Carson, California. (Photo by Rich Fury/Getty Images for iHeartMedia)
28:"Getty Images for iHeartMedia

Këngëtarja e hitit "You need to calm down", Taylor Swift, është në garë me Ariana Grande për nominimet në "Video Music Awards" këtë vit.

Krahas nominimeve, 29-vjeçarja do ngjitet në skenën e MTV 2019 (Video Music Award), për të interpretuar disa nga projektet e saj.

Të mërkurën, MTV ka bërë të ditur se Swift do të performojë në MTV të hënën më 26 gusht në New Jersey.

Biondja ka performuar për herë të fundit në VMA në vitin 2015, me këngën "Bad Blood".

E njëjta është në garë me Ariana Grandën për nominime këtë vit, ku të dyjat janë në dhjetë kategori përfshirë, videon e vitit, këngën e vitit dhe videon pop më të mirë.

Ndërkohë, qysh nga viti 2008, ylli amerikan ka fituar shtatë çmime në VMA, në kategoritë për artisten femër më të mirë (“You Belong with Me,” “I Knew You Were Trouble,” “Blank Space", "Bad Blood,” “I Don’t Wanna Live Forever”). /Telegrafi/