Please enter at least 3 characters.

Taylor Swift dhe Travis Kelce gati për dasmën e vitit, dalin detaje të reja

Taylor Swift dhe Travis Kelce do ta mbajnë darkën para dasmës në teatrin Infosys brenda Madison Square Garden në New York më 2 korrik.

Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se kjo hapësirë është zgjedhur për shkak të sigurisë së lartë dhe privatësisë, duke shmangur vëmendjen e paparacëve.

Në darkën private pritet të marrin pjesë rreth 100 anëtarë të familjes dhe miq të ngushtë.

Taylor Swift dhe Travis Kelce

Ndërkaq, ceremonia e madhe e dasmës do të zhvillohet një ditë më vonë në Madison Square Garden, ku pritet të jenë mes 1.000 dhe 2.000 të ftuar.

Sipas raportimeve, brenda arenës po ndërtohet edhe një kështjellë gjigante enkas për ceremoninë.

Në mesin e të ftuarve pritet të jenë emra të njohur si Selena Gomez, Zoë Kravitz, Ed Sheeran, Karlie Kloss, Suki Waterhouse dhe Gigi Hadid, ndërsa Stevie Nicks dhe Tim McGraw thuhet se do të performojnë gjatë festës.

Taylor Swift dhe Travis Kelce u fejuan në gusht të vitit 2025, pas dy vitesh lidhjeje.

Fillimisht kishin planifikuar ta organizonin dasmën në Rhode Island, por më vonë vendosën ta zhvendosnin në Madison Square Garden për më shumë privatësi dhe për të akomoduar numrin e madh të të ftuarve. /Telegrafi/

Taylor dhe Travis