Please enter at least 3 characters.

Task Forcë për ndërtimet pa leje

2016/01/task-forc-euml-p-euml-r-nd-euml-rtimet-pa-leje_2_2_2_hd.jpg

Për trajtimin e ndërtimeve pa leje, planet rregullative dhe lejet sipas ligjit të ndërtimit, do të formohet një Task Force në ditët në vijim. Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti tha se Task forca do të jetë me terma të referencës shumë konkrete.

“Duhet të kuptoni se kemi disa ligje në fuqi dhe kemi në komunë një paqartësi rreth planeve rregullative dhe planit zhvillimor që është i komunës. Plani zhvillimor ka kaluar tash është miratua edhe nga ministria ndërsa ne kemi plane rregullative që janë në kundërshtim me atë plan zhvillimor”, tha ai.

Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Dardan Gashi tha se Task Forca do të jep rezultate shumë shpejt. “Taske forca do t’i jep produkte e para shumë shpjet... edhe deponia, po ashtu do të vendoset shumë shpejt, lokacioni, ndihma financiare nga qeveria, lejet përkatëse, po ashtu edhe një park në qendër të qytetit të cilin do ta inaugurojmë besoj shumë shpejt...”, tha ai.
Ministri Gashi bashkëpunimin me Komunën e vlerësoi në nivel shumë të lartë dhe shprehu besimin se bashkë do ti zgjedhin disa probleme që s’kanë mund të zgjidhen më herët, përkatësisht kaosi që ka mbetur prej qeverisjes së kaluar. /Telegrafi/