Tashmë sensacioni Rashford është pjesë e historisë
20/03/2016
Manchester Unitedi ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Cityt me golin e Marcus Rashford.
Me këtë rast sulmuesi anglez u bë lojtari me i ri që ka shënuar në historinë e derbit të Manchesterit në Ligën Premier (18 vjeç e 141 ditë).
Tani Rashford ka pesë gola në tetë ndeshje për Djajtë e Kuq. Ai ka arritur të shënoj në debutimin e tij në Ligën Premier, Ligën e Evropës dhe në derbin e qytetit.
Në rast të fitores Unitedi do vazhdonte në vendin e gjashtë me 50 pikë, por një pikë më pak se City në vendin e katër. /Telegrafi/


