Please enter at least 3 characters.

Takimi Kurti-Abdixhiku, kryeministri: Do të flasim pas takimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Kuvendin e Kosovës ku pritet të zhvillojë një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku në përpjekje për të gjetur një zgjidhje rreth çështjes së presidentit.

Para fillimit të takimit, Kurti është pyetur nga gazetarët nëse pritet të arrihet ndonjë marrëveshje sot, por ai ka qenë i rezervuar në përgjigje.

“Do të flasim pas takimit. Një herë flasim e diskutojmë e më pas ju njoftojmë për rezultatet eventuale”, ka deklaruar shkurt Kurti.

Takimi Kurti–Abdixhiku vjen në kuadër të konsultimeve politike për të siguruar një marrëveshje rreth zgjedhjes së kreut të shtetit, në një periudhë kur çështja e presidentit mbetet ende e pazgjidhur. /Telegrafi/