Please enter at least 3 characters.

Takime dypalëshe parlamentare Maqedoni-Indonezi

2017/08/Kuvendi-Parlamenti-i-Mk-780x439.jpg

Një delegacion nga Dhoma e përfaqësuesve të Indonezisë, pjesë e grupit për marrëdhënie dypalëshe me Maqedoninë, do të qëndrojë sot në vizitë zyrtare në Maqedoni.

AIM bën të ditur se delegacioni do të ketë takime me kryetarin e grupit parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin e Indonezisë, Jusuf Hasani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Takime do të ketë edhe ndërmjet vizitorëve të Indonezisë dhe Kryetarit të komisionit për politikë të jashtme, Antonio Milloshoski./Telegrafi/