Please enter at least 3 characters.

Tahiri pret në takim nënkampionen e Evropës në Muay Thai, Agnesa Veseli

2024/11/466974346_965368258958031_6628640358425855961_n.jpg

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, sot ka pritur në takim nënkampionen e Evropës në Muay Thai, Agnesa Veseli dhe trajnerin e saj, Shukri Sadiku.

Gjatë takimit është diskutuar për sfidat që Veseli i ka pasur gjatë rrugëtimit, shkruan Telegrafi.

“Gjatë takimit, ata ndanë me nënkryetarin rrugën e tyre drejt suksesit, duke folur për sfidat dhe përpjekjet e mëdha që i kanë bërë për të arritur këtë rezultat”, thuhet në njoftim.

Tahiri e ka falënderuar sportisten dhe trajnerin për përkushtimin e tyre, duke shprehur mbështetjen e vazhdueshme për sportistët. /Telegrafi/