Please enter at least 3 characters.

Tahiri: Iniciativat për konsensus kombëtar nuk do të kenë sukses

2017/07/ramush-tahiri.jpg

Politologu Ramush Tahiri nuk beson në suksesin e iniciativave të subjekteve politike për arritjen e konsensusit kombëtar rreth çështjeve të mëdha.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ai ka thënë se iniciativa e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ajo e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë të pasinqerta dhe do të dështojnë.

Sipas tij, subjektet politike nuk do tu përgjigjen pozitivisht këtyre iniciativave, duke i vënë kushte njëra-tjetrës.

Tahiri ka bërë me dije se iniciativat e tilla janë të shtyra nga pat pozicioni që gjenden në pozita dhe opozita.

Ai ka deklaruar se opozita nuk i ka 61 vota për ta rrëzuar Qeverinë, kurse kjo e fundit nuk ka shumicën e nevojshme për t’i shtyrë përpara proceset.