Please enter at least 3 characters.

Szijjarto pas deklaratës për Gruevskin: Hahn të mos brengoset për ligjet e vendeve anëtare

2017/01/PeterSzijjarto.jpg

"Komisionari për Zgjerim, Johahnnes Hahn, duhet të brengoset për zgjerimin, dhe jo për proceset ligjore të vendeve anëtare". Këtë e tha ministri i Hungarisë për Punë të Jashtme, Peter Szijjarto, duke reaguar në deklaratën e Hahn se Hungaria, me siguri, nuk do ta ekstradojë në Shkup, ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

Szijjarto këtë e tha duke u përgjigjur në pyetjen e gazetares hungareze në brifingun e mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Ministrave për Punë të Jashtme të BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aty ceket se Szijjarto nuk e ka përmendur Maqedoninë dhe rastin e Gruevskit, i cili u arratis në Hungari për shkak të dënimit me burg në Shkup./Telegrafi/