Please enter at least 3 characters.

Sydney Sweeney provokon me fushatën e re të të brendshmeve, me skena të guximshme, aktorja promovon koleksionin e saj të ri

Sydney Sweeney ka zgjedhur një qasje të guximshme për të promovuar koleksionin e saj të ri të të brendshmeve nga marka Syrn, në një reklamë me skena provokuese dhe një estetikë të theksuar sensuale.

Aktorja 28-vjeçare shfaqet fillimisht me të brendshme, ndërsa më pas reklama kalon në skena më të ekspozuara.

Në një prej tyre, Sweeney pozon topless, duke mbuluar gjoksin me dy ëmbëlsira, ndërsa në një tjetër shfaqet me një komplet të zi të brendshmesh, rrip llastiku dhe çorape, shkruan DailyMail.

Një pjesë e reklamës zhvillohet rreth një torte ditëlindjeje. Sweeney shfaqet pranë saj, provon kremin dhe më pas i drejtohet kamerës në një mënyrë të qëllimshme joshëse. Fushata përfshin gjithashtu pamje të afërta dhe disa modele të koleksionit të ri.

Sweeney ka bërë të ditur se koleksioni do të publikohet më 1 shtator dhe se fushata lidhet me muajin e ditëlindjes së saj.

“Festoj muajin e ditëlindjes sime me koleksionin tim më të ri Syrn”, shkroi ajo në prezantimin e fushatës.

Reklama ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit komentuan veçanërisht natyrën e drejtpërdrejtë të fushatës.

Marka Syrn u lançua nga Sweeney në fillim të këtij viti, me aktoren që ka deklaruar se synon të krijojë një linjë që u jep grave më shumë siguri dhe liri në raport me trupin e tyre.

Ajo ka theksuar gjithashtu se koleksioni përfshin modele me përmasa dhe lloje të ndryshme trupash. /Telegrafi/