Swift dhe Smith kryesojnë nominimet për Billboard Awards
09/04/2015
Ylli i muzikës pop, Taylor Swift dhe këngëtari i njohur britanik, Sam Smith, janë artistët me më shumë nominime në ‘Billboard Music Awards’.
Këngëtarja 25-vjeçarja ka 14 nominime, derisa këngëtari 22-vjeçar ka 13 nominime, përfshirë edhe ato për artistin më të suksesshëm.
Ceremonia do të mbahet më 17 maj në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara. /REL/


