Supë antibiotike: Ilaç i vërtetë për ditët e ftohta!
17/01/2020
Shkruajeni këtë recetë!
Gjatë ditëve të dimrit këtë supë përgatiteni së paku një herë në javë dhe mos u brengosni për shëndetin, transmeton Telegrafi.
Nevojiten:- 1 hudhër; 1 qepë;- 1 – 2 katrorë për supë,- ujë sipas nevojës;- 1 lugë miell;- 100 ml verë e bardhë;- 200 ml ajkë të thartë,- kripë;- vaj ulliri;- 3 tosta.
Qiteni katrorin e supës në ujë, bëjeni ujë mishi. Priteni qepën imët dhe fërgojeni në vaj ulliri.
Shtypeni hudhrën. Fërgojeni me qepën dhe shtoni miellin. Shtoni verën e bardhë, pastaj qiteni ujin e mishit.
Zieni 15 – 20 minuta, pastaj me mikser në formë shkopi imtësoni perimet.
Shtoni ajkën, pastaj shtoni kripën dhe piperin.
Dhe në fund bëni tostin dhe katrorët e bukës qitni në supë.
Ju bëftë mirë! /Telegrafi/


