Please enter at least 3 characters.

“Sunny Hill nuk është thjesht një festival, një ide dhe një ëndërr”, Anesa Lipa reagon pas përfundimit

Foto: Instagram

Pas përfundimit të edicionit të këtij viti të Sunny Hill Festival, Anesa Lipa, nëna e yllit botëror Dua Lipa, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e festivalit.

Në postimin e saj, Anesa e cilëson Sunny Hillin si shumë më tepër se një festival, duke e përshkruar atë si një ide, një ëndërr dhe një ndjenjë që bashkon mijëra njerëz.

“Sunny Hill nuk është thjesht një festival. Është një ide, një ëndërr dhe ndjenja që mijëra njerëz bashkohen për të krijuar diçka së bashku”, shkruan ajo.

Foto: Instagram

Lipa ka falënderuar ekipin organizativ, partnerët, vullnetarët dhe të gjithë personat që kanë punuar prapa skenave për realizimin e festivalit.

“T’i shoh të gjithëve duke kënduar, vallëzuar, festuar dhe ndarë ato momente të jashtëzakonshme së bashku do të thotë gjithçka për ne”, shprehet ajo.

Ajo ka falënderuar gjithashtu artistët që performuan në skenat e Sunny Hill Festival, duke vlerësuar muzikën dhe energjinë që sollën për publikun.

Në fund, Anesa iu drejtua të gjithë pjesëmarrësve, duke i cilësuar ata si zemrën e festivalit.

“Faleminderit çdo personi që kaloi nëpër portat e festivalit. Ju jeni zemra e Sunny Hill Festival. Energjia juaj është ajo që e bën Sunny Hill Festival të paharrueshëm. Shihemi vitin e ardhshëm”, përfundon ajo.

Reagimi i saj vjen pas përfundimit të një tjetër edicioni të Sunny Hill Festival, i cili edhe këtë vit mblodhi mijëra adhurues të muzikës dhe artistë në Prishtinë. /Telegrafi/