Please enter at least 3 characters.

Sulmuesi shqiptar drejt transferimit në Benfica

2017/01/benit.png

Ferhan Hasani mund të largohet nga Shkëndija e Tetovës duke iu bashkuar Benficas.

Benfica, është afër transferimit të sulmuesit të Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani.

Portali maqedonas, Ekipa.mk raporton se Hasani do të transferohet te skuadra e njohur portugeze, Benfica gjatë janarit.

Benfica është e gatshme të paguajë 500 mijë euro për blerjen e Hasanit. Ky i fundit pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin e madh portugez.

Ndryshe, klubi tetovar i Shkëndijës nuk i ka komentuar këto zëra rreth largimit të Hasanit. /Telegrafi/