Sulmuesi që humbi jetën, publikohet videoja zemërthyese e momentit kur mësoi se do bëhej baba (Video)
29/11/2016
Afro një javë më parë, sulmuesi Chapecoenses, Tiaguinho, mori vesh lajmin se gruaja e tij ishte shtatzënë dhe ata do të bëheshin me fëmijën e parë.
Sot, pasi lojtari humbi jetën në moshë 22 vjeçare, familja e tij publikoi një video emocionuese, e cila tregonte reagimin e futbollistit kur kuptoi se do të bëhej baba.
Sulmuesi ishte njëri prej 75 pasagjerëve që humbën jetën pas rrëzimit të aeroplanit që i bartte futbollistët e skuadrës braziliane.
Videoja e shfaq Tiaguinhon fillimisht duke e marrë një dhuratë dhe pasi e lexon mesazhin për shtatzëninë e gruas, nis festa me kolegët.
Ndryshe, ai ishte transferuar te Chapecoense gjatë këtij sezoni. /Telegrafi/


