Please enter at least 3 characters.

Sulmuan fizikisht kunatën, arrestohen dy femra në Malishevë

2020/05/5bb5fefd2400003100569590.jpeg

Policia ka arrestuar dy të dyshuara femra në Malishevë, të cilat për shkak të raporteve jo të mira e kishin sulmuar fizikisht kunatën e tyre.

Viktima si pasojë ka pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima është dërguar në karantinë në qendrën e studentëve në Prishtinë. /Telegrafi/