Sulmoi vajzën, kanosi bashkëshorten – arrestohet i dyshuari në Prishtinë
14:"Ridvan Slivova
01/11/2023
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i cili dyshohet për dhunë në familje.
Rasti ka ndodhur të martën në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij, si dhe kishte kanosur bashkëshorten e tij”, thuhet në raport.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


