Sulmoi policët gjatë kryerjes së detyrës - arrestohet i dyshuari në Kamenicë
19/01/2026
Një person është arrestuar nën dyshim për kanosje dhe sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë në fsahtin Rogoqicë të Kamenicës.
Sipas raportit, i dyshuari fillimisht kishte kanosur verbalisht dhe më pas kishte sulmuar punonjësit policorë gjatë kryerjes së detyrës.
Si pasojë e sulmit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë./Telegrafi/


