Please enter at least 3 characters.

Sulmohet seksualisht një grua në Gjilan – arrestohet i dyshuari

2024/06/policia-arrestim-e1459677672314-720x406-1.jpg

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Gjilan, ku një person ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare.

Sipas informacionit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 08 prill 2025, ndërsa autori i dyshuar, një mashkull kosovar, është arrestuar më 09 prill 2025 nën dyshimin se ka kryer aktin e sulmit seksual.

I dyshuari është intervistuar nga autoritetet dhe pas përfundimit të procedurave të intervistimit, me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme. /Telegrafi/