Sulmohet fizikisht një femër në Prishtinë
30/01/2021
Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një femër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 03:33, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi


