Please enter at least 3 characters.

Sulmi ndaj Baenas: Valverde pritet t'i humbë deri në 12 ndeshje

2023/04/baena-1.jpg
259:"HELSINKI, FINLAND - AUGUST 10: Federico Valverde of Real Madrid reacts during the UEFA Super Cup Final 2022 between Real Madrid CF and Eintracht Frankfurt at Helsinki Olympic Stadium on August 10, 2022 in Helsinki, Finland. (Photo by Alex Grimm/Getty Images )
12:"Getty Images

Mesfushori i Real Madrid, Fede Valverde, mund të humbasë deri në 12 ndeshje pasi sulmoi mesfushorin e Villarrealit, Alex Baena, pas përplasjes së tyre në La Liga në fillim të këtij muaji.

Uruguaiani - i cili ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Los Blancos gjatë sezonit 2022/23 - u përplas me mesfushorin e Nëndetëses së Verdhë, pas humbjes 3-2 të Madridit në Santiago Bernabeu në fillim të këtij muaji.

Është raportuar se mesfushori e priti lojtarin e Villarrealit në parkingun e makinave pas ndeshjes, pasi u pretendua se Baena bëri komente nënçmuese për fëmijën e palindur të Valverdes gjatë përplasjes së tyre në Kupën e Mbretit në janar.

Relevo raporton se mesfushori uruguaian do të humbasë nga katër deri në 12 ndeshje për sulmin e tij ndaj Baenas, por nuk besohet se dënimi do të jepet menjëherë.

Mendohet se një vendim përfundimtar për kohëzgjatjen e ndalimit do të merret pas rreth gjashtë javësh, që do të thotë se Valverde do të jetë i disponueshëm për përzgjedhje në finalen e Kupës së Mbretit, e cila është planifikuar të zhvillohet më 6 maj. /Telegrafi/