Please enter at least 3 characters.

Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit vjen në 50 vjetorin e luftës së vitit 1973

2023/10/c95531d5-ea42-483b-b879-816d72fea0c2-scaled.jpg
533:"SUEZ-CAIRO ROAD, EGYPT -OCTOBER 25: (FILE PHOTO) Israeli paratroopers march October 25, 1973 along the Suez-Cairo road on the western bank of the Suez Canal during the Yom Kippur War. Current Israeli Prime Minister Ariel Sharon, then a general in the Israeli army, refused to rule out another surprise attack similar to the one launched by the Arab armies when they struck against Israeli troops in the Sinai Desert and Golan Heights on the holiest day of the Jewish calendar on October 6, 1973. (Photo by Ilan Ron/GPO/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmet befasuese me raketa dhe infiltrimi i Hamasit në Izrael vjen në 50-vjetorin e Luftës së vitit 1973, një sulm i befasishëm i arabëve në shtetin izraelit që filloi më 6 tetor në vitin 1973.

Izraeli e quan “Lufta e Yom Kippurit”, pasi shpërthimi filloi në Yom Kippur, ditën më të shenjtë të kalendarit hebre, raporton cnn.

Çifutët zakonisht e respektojnë ditën duke agjëruar dhe duke u penduar për mëkatet e tyre gjatë vitit të kaluar. Në pjesë të botës arabe, ajo njihet si Lufta e 6 Tetorit dhe konsiderohet një fitore.

Konflikti filloi me dërgimin e trupave nga Egjipti dhe Siria me shpresën se mund të rimarrë territorin në Lartësitë Golan dhe Gadishullin Sinai të pushtuar më parë nga Izraeli në Luftën Gjashtë Ditore të qershorit të vitit 1967.

lexo po astu

Arabia Saudite, Kuvajti, Libia, Algjeria, Tunizia, Sudani, Maroku dhe Jordania ndihmuan Egjiptin dhe Sirinë me trupa, ndihmë financiare dhe armë. Bashkimi Sovjetik dërgoi me aeroplan furnizime për luftëtarët arabë, ndërsa Shtetet e Bashkuara i dhanë ndihmë Izraelit.

Lufta përfundoi me trupat izraelite që iu afruan Damaskut dhe një ushtri e tërë egjiptiane u rrethua.

Ndryshe, kalendari hebre është hënor, kështu që festat nuk festohen në të njëjtën datë çdo vit. Yom Kippur këtë vit filloi pas perëndimit të diellit më 24 shtator dhe përfundoi më 25 shtator. /Telegrafi/