Please enter at least 3 characters.

Sulmet ruse në Ukrainë, Abdixhiku: Kosova njeh mirë luftën e agresorit – anëtarësimi në NATO domosdoshmëri e kohës

2021/09/Lumir-Abdixhiku-pase-takimit-me-deputetet-e-LDK-se-foto-Ridvan-Slivova-5-e1655215935343.jpg

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar sot pas sulmeve ruse në Ukrainë.

Abdixhiku thekson se Kosova njeh mirë rëndesën e terrorit të pushimit.

“Kosova njeh mirë rëndesën e terrorit e pushtimit. Njeh mirë dhe mohimin e lirisë e luftën e agresorit.

Prandaj rreshtimi ynë shtetëror, tashmë tradicional me aleatët perëndimorë, në dënim të agresionit rus e në mbështetje të popullit ukrainas, është i natyrshëm, i drejtë dhe i pa alternativë.

Mbi të gjitha është shenjë e qartë e vlerave demokratike e euroatlantike, që Republika e Kosovës i kultivon me bindje.

Ngjarjet e tilla nuk i ndikojmë, por ato na ndikojnë. Ky moment i ri, i rikujtimit të orëve të rënda të luftës në Evropë, duhet të jetë dritare reflektimi për komunitetin ndërkombëtar - për forcim aleancash mes popujve që ndajnë vlera të përbashkëta e synime të qarta përpara.

Prandaj, anëtarësimi i Kosovës në NATO - sa më parë - është domosdoshmëri e kohës sonë”. /Telegrafi/