Please enter at least 3 characters.

Sulm ndaj bashkëshortes, lëndohet edhe vajza - arrestohet 55-vjeçari nga Ferizaj

Një 55-vjeçar është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje familjare ka sulmuar bashkëshorten e tij, ndërsa gjatë ndërhyrjes është lënduar edhe vajza e tij.

Rasti ka ndodhur më 19 gusht 2026, rreth orës 21:30, në një fshat të Ferizajt. Pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar personat e përfshirë.

Gjatë veprimeve policore, të dyshuarit i është sekuestruar një armë zjarri, pistoletë, së bashku me një karikator dhe tre fishekë.

Të gjithë personat e përfshirë janë shoqëruar në Stacionin Policor në Ferizaj, ku janë intervistuar nga njësia e hetimeve.

Me konsultim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet policore po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit. /Telegrafi/