Please enter at least 3 characters.

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen disa persona - sulmuesi arrestohet nga policia

2020/11/6063a45e-2aae-11eb-8c0a-24fa20bc15cc.jpg

Disa persona janë plagosur në një sulm me thikë që ka ndodhur në pjesën perëndimore të Gjermanisë - përkatësisht në qytetin Oberhausen, ku Focus Online bën të ditur se i dyshuari është arrestuar nga policia, shkruan Reuters.

Në anën tjetër Wesdeutsche Allgemeine Zeitung, shkruan se disa persona janë dërguar në spital me plagë të shkaktuara nga thika, madje gjendja e disa prej tyre është kritike, transmeton Telegrafi.

Policia deri më tani nuk ka dhënë detaje tjera apo motivin e sulmit - duke mos anashkaluar as identitetin e moshën e sulmuesit që ka përfunduar në pranga të policisë. /Telegrafi/