Please enter at least 3 characters.

Suhareka kërkon pikët për mbijetesë, Drita për titull - formacionet zyrtare

2024/08/Suhareka-Drita.png

Suhareka është nikoqire e Dritës në kuadër të xhiros së 30-të në Albi Mall Superligë.

Janë dy skuadrat që kanë objektiva krejtësisht të kundërta, por nevoja për pikë është e madhe si për vendasit ashtu edhe për mysafirët.

Suhareka synon të marrë fitore për t'i ikur fundit të tabelës, derisa Drita për të vazhduar rrugëtimin drejt titullit kampion.

Tanimë dy trajnerët Mirel Josa dhe Zekirija Ramadani kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Suhareka: Avdimetaj, Hasanaj, Memolla, Kodra, Stijepovic, Boshnjaku, Susuri, Rexhaj, Berisha, Fetahaj, Zeka.

Drita: Maloku, B.Krasniqi, Bejtulai, Ovouka, Sheji, Dabiqaj, Broja, Salifu, Tusha, Selmani, Manaj.