Please enter at least 3 characters.

Suarez nuk qëndron te Arsenali, kthehet në La Liga

2019/06/GettyImages-1127199838.jpg
281:"MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 03: Denis Suarez of Arsenal gets away from Fernandinho of Manchester City during the Premier League match between Manchester City and Arsenal FC at Etihad Stadium on February 03, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

Denis Suarez nuk do të vazhdoj të jetë pjesë e Arsenalit.

Mesfushori spanjoll iu bashkua klubit anglez në janar nga Barcelona në huazim me të drejtë blerje.

Suarez nuk ka arritur ta bind trajnerit Unai Emery për ta blerë Arsenali kartonin e tij.

Reprezentuesi spanjoll ka arritur t’i zhvilloj vetëm 95 minuta në gjashtë ndeshje me fanellën e Arsenalit në Ligën Premier dhe Ligën e Evropës.

Denis Suárez. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)

25-vjeçari do të rikthehet te Barcelona, por nuk do të qëndrojë gjatë në Camp Nou.

Valencia ka shprehur interesim për huazimin e tij një vjeçar me të drejtë blerje për 10 milionë euro, ofertë që duket se e ka kënaqur Barcelonën. /Telegrafi/