Please enter at least 3 characters.

Studimi: Çdo i treti pacient ka probleme afatgjata pas infektimit me COVID-19

2021/09/GettyImages-1296011341-6a60429.jpg
251:"Female doctor in protective suit taking sample for swab test of senior man. Medical professional is examining elderly patient during COVID-19 crisis. They are in hospital. (Female doctor in protective suit taking sample for swab test of senior man. Me

Një studim i ri i botuar nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) zbuloi se afërsisht një në tre persona që kishin COVID-19 raportuan se kishin simptoma dy muaj më vonë.

Një studim i kryer në Long Beach, California, tregoi se një e treta e atyre që ishin pozitivë për virusin korona raportuan të paktën një simptomë të sëmundjes katër ose më shumë javë pas testit pozitiv.

Sipas CDC, simptomat e sëmundjes ishin më të këqija te gratë, afrikano-amerikanët, personat mbi moshën 40-vjeçare dhe ata me probleme shëndetësore ekzistuese.

CDC e përshkruan coronavirusin afatgjatë si simptoma që ndodhin katër ose më shumë javë pas një testi pozitiv të sëmundjes, shkruan KP.

Në studim, Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Sociale në Long Beach intervistoi 366 njerëz të moshës mbi 18-vjeç, të zgjedhur rastësisht nga dy grupet e testimit pasi testuan pozitiv midis 1 prillit dhe 10 dhjetorit 2020.