Please enter at least 3 characters.

Stresi me mesazh për presidentin e Kosovës (Foto)

2016/04/stresi-fk.jpg

Reperit shqiptar, Stresi, nuk i ka pëlqyer aspak një veprim i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai është nervozuar, kur ka parë lajmin se Thaçi ka nderuar 14 serbët e vrarë në Grackë të Lipjanit.

Arkimed Lushaj ka publikuar fotografi nga vizita e presidentit të Kosovës në Grackë, ndërsa ka dhënë edhe një mesazh për të, transmeton Magazina.al.

“Kontributin dhe gjakun qe dha populli i Kosovës kështu nuk e meriton...#AAK”, ka shkruar Stresi, i cili si duket është simpatizant i partisë së Ramush Haradinajt.