Please enter at least 3 characters.

Stresi bëhet romantik, publikon fotografi me dedikim për të fejuarën

2018/04/stresssss-e1522765973432.jpg

Reperi i njohur Arkimed Lushaj - Stresi së shpejti do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor "GTA".

Ai në një bisedë për Telegrafin, ka zbuluar ekskluzivisht detajet e këngës së re, duke treguar do të publikohet së shpejti me klip.

Ndërkohë, ai vazhdon të jetë shumë aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Jo rrallë herë, Stresi ka shpalosur edhe anën e tij emocionale, duke u bërë dedikime të veçanta personave të zemrës.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi mjaft të veçantë, ku shfaqet pranë të dashurës së tij, i veshur mjaft elegant dhe i buzëqeshur pranë saj.

"Personi im i preferuar", ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar kështu vajzës e cila ka zënë vend tashmë në zemrën e tij. /Telegrafi/