“Stop krizës. Ndrysho Kosovën!” – slogani i PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit
20/05/2026
Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar sloganin për fushatën për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
“Stop Krizës. Ndrysho Kosovën!”, është slogani që e ka prezantuar kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në një video të publikuar në Facebook.
Në video shfaqen 16 profile të profesioneve dhe moshave të ndryshme duke thënë fjalën “STOP”.
Hamza tha se ky slogan nuk është vetëm mesazh politik, por “mision për t’i dhënë fund krizave që po rëndojnë jetën e qytetarëve”.
“STOP krizave politike. STOP çmimeve të larta. STOP pasigurisë, përçarjes dhe mungesës së shpresës”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Hamza.


