Please enter at least 3 characters.

Stoltenberg: Rusia nuk po heq dorë nga pushtimi i Ukrainës

2022/01/Stoltenberg-e1643183202306.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur për situatën në Ukrainë gjatë një konference për media në Bruksel.

“Ajo çfarë po shohim tani është brutaliteti në shkallë të gjerë, i një lufte që nuk e kemi parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, shtoi Stoltenberg, transmeton Telegrafi.

“Dhe kjo është jashtëzakonisht serioze. Është e tmerrshme dhe po natyrisht po shkakton vuajtje të mëdha për popullin ukrainas.

“Por është një situatë e rrezikshme për të gjithë ne. Kemi parë natyrën e luftës së presidentit Putin, mungesën e respektit të tij për sundimin e ligjit, për rregullat ndërkombëtare dhe gjithashtu për të drejtat themelore të njeriut”, shtoi kreu i Aleancës Veri-Atlantike. /Telegrafi/