Please enter at least 3 characters.

Stoger konfirmon largimin nga Dortmundi

2018/05/Peter-Stoger.jpg
260:"LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 14: Head Coach of FC Koeln, Peter Stoger during the UEFA Europa League group H match between Arsenal FC and 1. FC Koeln at Emirates Stadium on September 14, 2017 in London, United Kingdom. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Peter Stoger ka konfirmuar se koha e tij në krye të Borussia Dortmundit ka mbaruar nga dita e sotme (e shtunë).

52-vjeçari njoftoi se do të ndahet me klubin gjerman pas humbjes 3-1 në Hoffenheim në ndeshjen e fundit të sezonit të Bundesligës.

Kjo humbje e la Dortmundin të 'kap' për pak një vend të Ligës së Kampionëve pasi ata përfunduan përpara Bayer Leverkusenit në vendin e pestë vetëm për shkak të diferencës së golave.

Stoger mori përsipër skuadrën vetëm pas shkarkimit të Peter Bosz në dhjetor pasi ai ishte liruar nga detyrat e tij në Koln një javë më parë.

"Kjo është ndeshja ime e fundit për BVB, me të cilët e vendosëm së bashku pak kohë më parë", ka thënë Stoger në konferencën e tij pas ndeshjes.

"Një stimul i ri, me një trajner të ri, do ta bëjë mirë për klubin", përfundoi austriaku.

Trajneri i Nice, Lucien Favre, i cili më parë ka pasur detyra me Hertha Berlinin dhe Borussia Monchengladbach, pritet të bëhet trajner i skuadrës nga Signal Iduna Park. /Telegrafi/