Stavileci: Kosova e fundit në rajon me masat emergjente për ekonominë në kohën e pandemisë
Drejtori i Përgjithshëm i PDK-së, Blerand Stavileci, ka thënë se në këtë kohë pandemie, Qeveria e Kosovës është vonuar shumë me masat për të ndihmuar punonjësit e sektorit privat dhe bizneset dhe kjo, sipas tij, do të dëmtojë ekonominë e vendit.
Stavileci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se "një kryeministër i përgjegjshëm do të duhej të dilte çdo ditë në terren, në çdo komunë dhe në çdo cep të Kosovës, për të qenë afër punëtorëve e prodhuesve, e ministrat e tij të dilnin çdo ditë për të prezantuar masa për secilën kategori. Ata jo që nuk po tregojnë pjekuri shtetërore e profesionalizëm pragmatik, por edhe e kanë humbur ndjesinë njerëzore - së cilës aq shumë i referoheshin deri para 50 ditësh, e të cilën e përbuzën kaq shumë për vetëm 1 muaj në këtë kohë pandemie".
Stavileci ka krahasuar të dhënat e vendeve të rajonit ku Kosova del se është e renditur e fundit lidhur me masat në ekonomi në kohën e pandemisë.
Postimi i plotë i Stavilecit:"Kosova e fundit në rajon me pakon e masave emergjente për ekonominëEkonomia, bizneset dhe punëtorët e të gjitha ndërmarrjeve në të gjithë sektorët, duhen të jenë prioritet absolut, paralelisht me kujdesin dhe masat e tjera shëndetësore.Parashikimet janë të errëta. Shumë projeksione ekspertësh eminentë parashohin realitete të reja ekonomike të ngjashme me ato të Depresionit të Madh të viteve të ’30-ta të shekullit të kaluar. Pra, shumë më keq sesa kriza financiare globale e para pak më shumë se një dekade.Nobelisti Paul Krugman thotë se mësimi kryesor nga të gjitha krizat ekonomike është se intervenimi i shtetit mbetet kyç në zvogëlimin e efekteve negative dhe shkurtimin e periudhës së rimëkëmbjes.Qeveria Kurti, tashmë e vetë-shkarkuar, ka paralajmëruar me v onesë masat ekonomike dhe ato janë të mangëta.Në vend se çdo ditë të punohej për ekonominë e shtetit dhe për secilin punëtor të vendit tonë, ajo nuk po tregohet në nivelin e përgjegjësisë së duhur për evitimin e pasojave ekonomike që po shkakton pandemia.Dy ministrat kryesorë të ekonomisë dhe financave deri më tash kanë bërë vetëm dy veprime: njëri ka prezantuar një pako të vonuar dhe të mangët, ndërsa tjetri ka marrë një vendim që rrezikon të ardhmen e mijëra prodhuesve të vyeshëm të vendit tonë.Një Kryeministër i përgjegjshëm do të duhej të dilte çdo ditë në terren, në çdo komunë dhe në çdo cep të Kosovës, për të qenë afër punëtorëve e prodhuesve, e ministrat e tij të dilnin çdo ditë për të prezantuar masa për secilën kategori. Ata jo që nuk po tregojnë pjekuri shtetërore e profesionalizëm pragmatik, por edhe e kanë humbur ndjesinë njerëzore - së cilës aq shumë i referoheshin de ri para 50 ditësh, e të cilën e përbuzën kaq shumë për vetëm 1 muaj në këtë kohë pandemie.Një Qeveri që mendon për popullin, e jo për inatet dhe krizat politike të provokuara vetë për interesa partiake dhe individuale, do të duhej që të ishte çdo ditë e angazhuar për secilën kategori. Për punëtorët e sektorit privat, për punëtorët e sektorit publik, për policinë dhe ushtrinë, për mësuesit, arsimtarët e profesorët, për mjekët e personelin shëndetësor, për pensionistët, për familjet në nevojë, për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve, për personat me aftësi të kufizuara, për prodhuesit, për tregtarët, për mediat dhe gazetarët, për të vetëpunësuarit, për fermerët dhe agro-përpunuesit, për sportistët e artistët, për taksistët, për frizerët, për kamerierët, për tekstil-shitësit. Pra, për secilën kategori veç e veç. Ata do të ndjeheshin shumë më të sigurtë, sepse kësaj pandemie sigurisht se mund t’i shpëtojnë me vetëdisiplinë e kujdes personal, por bukën e gojës dhe punën s’mund ta nxjerrin pa mbështetjen meritore të Qeverisë së shtetit të tyre, të cilit ia paguajnë taksat dhe kontributet.Në anën tjetër, mund t’i shohim shtetet e rajonit se si deri më tash, gjatë përballjes me situatën e krijuar nga koronavirusi, kanë aprovuar buxhete shumë herë më të mëdha. Për shembull, Serbia 5,1 miliardë euro (46% e buxhetit vjetor të shtetit), Kroacia 3,9 miliardë euro (20,5%), Sllovenia 3 miliardë euro (28%), Bullgaria 5 miliardë euro (22,2%), Rumania 10 miliardë euro (28,8%).Qeveritarët tanë, ndërkaq, edhe e kanë vonuar ndihmën, edhe e kanë lënë të mangët atë, duke përjashtuar shumë kategori të rëndësishme të shoqërisë sonë, me vetëm 170 milionë euro të planifikuara, që përbën vetëm 7,16% të buxhetit të shtetit tonë për vitin 2020. Madje, po të ishin bashkëpunues, do të mund të kërkonin ndihmë direkte financiare nga SHBA-ja, e jo ironikisht të ndodhte krejt e kundërta, edhe ato që kishim nga ata t’i humbim për fajin e politikave të tyre të mbrapshta në raport me partnerin tonë kryesor politik, ekonomik dhe ushtarak.Për të mos mjaftuar me kaq, por për ta rënduar edhe më shumë gjendjen për qytetarët e vendit tonë, kjo Qeveri nuk u mbush mend as pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, për të shkuar drejt një shkeljeje tjetër kushtetuese.Ajo po përpiqet që me vendime administrative të shtyjë përpara një pako ekonomike pa e kaluar në Kuvendin e Republikës sonë.Neni 65 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës e përcakton qartë se i vetmi institucion që e miraton buxhetin, ose ristrukturimin e tij, është Kuvendi i Kosovës.Po ashtu, propozimi i Qeverisë bie ndesh me Ligjin për Buxhetin, të cilin vetë e kanë votuar në një seancë parlamentare klandestine, para dy javësh, si dhe me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.Ne, para disa ditësh, e dëgjuam Kryeministrin e vetë-shkarkuar, duke deklaruar hapur se po përpiqet që të shmangë Kuvendin e Kosovës, sepse, sipas tij, Kuvendi shkakton “kokëçarje të reja”.Tani, do të duhej të ndodhte pikërisht e kundërta. Të thirret sa më shpejtë një seancë parlamentare e jashtëzakonshme, ku do të diskutohej ristrukturimi i buxhetit të vitit 2020, për të mundësuar masat e nevojshme që shpëtojnë ekonominë e Kosovës prej kolapsit.Ky është misioni më i shenjtë që tash duhet ta ketë secili prej nesh. E, në rend të parë dhe para të gjithëve, kjo i takon Qeverisë.Qytetarët nuk duhet lënë në mëshirën e fatit, e aq më pak të (pa)ndjesisë njerëzore të atyre që dezertojnë dhe u ikin përgjegjësive të veta kushtetuese e ligjore.Çdo vonesë e sotme do ta zgjasë shërimin e plagëve nesër.Prandaj, mos të mbetemi prapa e të fundit, as htu si me buxhetin për masat emergjente!Nëse për shëndetin tonë po themi Kujdes Po, Panik Jo, për ekonominë e kësaj kohe vlen motoja Përkrahje Po, Neglizhencë Jo. Përkrahje shumë e madhe, sepse edhe e vonuar, edhe e mangët, e edhe e vogël nuk mjafton", ka shkruar Stavileci./Telegrafi/


