Please enter at least 3 characters.

Statistikë mbresëlënëse e Realit në pesë ndeshjet e fundit

2016/11/cristina-e1479842713484.jpg

Real Madridi i ka shënuar plot njëzet gola në pesë ndeshjet e fundit që do të thotë mesatarisht ka realizuar katër gola për ndeshje.

Në Kupën e Mbretit, Los Blancos fituan ndaj Cultural Leonesa me rezultat 7-1, për të vazhduar me fitoren prej 4-1 kundër Deportivo Alaves në La Liga.

Në Ligën e Kampionëve, Mbretërit luajtën baras (3-3) ndaj Legia Varshavës, për t’u kthyer me fitore prej 3-0 në La Liga kundër Leganes.

Dhe në derbin lokal kundër Atletico Madridit, reali fitoi me het-trikun e Cristiano Ronaldos.

Këto janë pesë ndeshjet e fundit të Real Madridit:7-1 ndaj Cultural Leonesa 4-1 ndaj Deportivo Alaves 3-3 ndaj Legia Varshavës 3-0 ndaj Leganes 3-0 ndaj Atletico Madridit

/Telegrafi/