Please enter at least 3 characters.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës realizoi 1,562 operime gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se gjatë periudhës janar dhe qershor të këtij viti janë realizuar gjithsej 1,562 operime, duke pasqyruar aktivitetin e ekipeve mjekësore në ofrimin e shërbimeve kirurgjikale.

Sipas të dhënave të publikuara nga spitali, numri i operimeve sipas muajve është si vijon: Janar – 268 operime, Shkurt – 278 operime, Mars – 281 operime, Prill – 285 operime, Maj – 215 operime, Qershor – 235 operime.

Reparti i Kirurgjisë ka realizuar numrin më të madh të ndërhyrjeve, me 665 operime, i ndjekur nga Obstetrika me 319, Ortopedia me 211, Urologjia me 202 dhe ORL-ja me 139 operime.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës është vlerësuar angazhimi i mjekëve, infermierëve dhe stafit mbështetës, të cilët, sipas njoftimit, kanë kontribuar në ofrimin e kujdesit shëndetësor cilësor për pacientët gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit. /Telegrafi/