Specializantët privat të mjekësisë në Maqedoni do të marrin rroga
11/05/2018
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur sot se specializantët privatë të regjistruar në konkursin e janarit të vitit 2018, do të marrin rrogë të muajit maj në fillim të muajit qershor.
Gjenerata e re e specializantëve privat kërkoi trajtim të njëjtë për të gjithë specializantët, deri në miratimin e një zgjidhje afatgjate për të gjithë palët e prekura.
Ai theksoi se Maqedonia ka mungesë mjekësh, dhe se tani për tani shteti ka nevojë për 380 mjek, kurse vetëm në Shkup nevojiten 150./Telegrafi/


