Please enter at least 3 characters.

Spasovski: Policia nuk e ka shkelur ligjin gjatë arrestimit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së

2016/05/Oliver-Spasovski-e1508505925777.jpg

Sipas ministrit të MPB-së, Oliver Spasovski, policia ka vepruar sipas urdhërave të gjykatës dhe procedurat policore dhe në përputhje me kompetencat ligjore gjatë arrestimit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së.

Kjo deklaratë vjen pas konstatimeve të Avokatit të Popullit për shkelje të imunitetit të deputetit dhe parimit të pafajësisë për shkak të mosrespektimit të Rregullores për mënyrën e kryerjes së punës policore nga ana e policisë.

Spasovski thotë se bazohet në ligj, e jo në rregullore, pasi që ligji është akt më i lartë nga rregullorja. Njiherit, Spasovski bëri të ditur se MPB-ja e ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar nga Avokati i Popullit./Telegrafi/