Southamptoni bëhet skuadra e parë që bie matematikisht nga Liga Premier në këtë sezon
13/05/2023
Southamptoni humbi ndaj Fulhamit në xhiron e 36-të të Ligës Premier me rezultat 2-0 dhe kështu u bënë skuadra e parë që zbriti nga elita këtë sezon.
Me dy xhiro para fundit, Southampton është tetë pikë nga zona e sigurisë dhe nuk mund të sigurojë më as matematikisht mbijetesën.
Southampton u kthye në Ligën Premier në vitin 2012 pas një mungese shtatëvjeçare, dhe performanca e tyre më e mirë ishte në sezonin 2015/2016 kur fitoi vendin e gjashtë.
Por për pesë vitet e fundit, ata pothuajse gjithnjë kanë luftuar për mbijetesë.
Sezonin e shkuar ata kishin Armando Brojën në skuadër i cili me golat e tij i ndihmoi ta sigurojnë mbijetesën. /Telegrafi/


