Please enter at least 3 characters.

Soulja Boy lirohet nga burgu vetëm disa orë pas arrestimit për shkelje të lirimit me kusht

2019/03/SouljaBoy.jpg
217:"ATLANTA, GA - MARCH 03: (L-R) D.C. Young Fly and Soulja Boy perform onstage during the 2019 BET Social Awards at Tyler Perry Studio on March 3, 2019 in Atlanta, Georgia. (Photo by Bennett Raglin/Getty Images for BET)
20:"Getty Images for BET

Soulja Boy është liruar nga burgu vetëm disa orë pasi ishte arrestuar nga policia të premten në Van Nuys të Kalifornisë.

Avokati i reperit ka thënë për TMZ se nuk është gjetur asnjë shkelje të lirimit me kusht, ndërkohë që muzikanti duhet të paraqitet në gjykatë më 29 mars.

"Mi morën të gjitha stolitë, të gjithë zinxhirët, por akoma e kam shiritin tim (duke e treguar një shirit të burgut të vendosur në dorë)", kishte thënë 28-vjeçari në një video të publikuar në rrjetet sociale, të cilën më pas e ka fshirë.

Menjëherë pas daljes nga burgu, ai është dashur të interpretonte në gjysmën e ndeshjes ndërmjet Chicago Bulls dhe Los Angeles Clippers.

Pas lirimit nga burgu, atij i janë kthyer të gjitha stolitë duke përfshirë edhe një orë Rolex që i ishin marrë fillimisht nga policia. /Telegrafi/