Please enter at least 3 characters.

​Sot përurohet Abetarja e përbashkët Kosovë – Shqipëri

2022/09/unnamed.jpg

Sot organizohet ceremonia e përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, me të cilën nga ky vit shkollor do të mësojnë të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që jetojnë.

Kjo ceremoni do të mbahet në Amfiteatrin e parkut “Ali Podrimja” në Gjakovë, me fillim në ora 10:00.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe ministret e Arsimit të Kosovës dhe të Shqipërisë, Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi.