Please enter at least 3 characters.

Sot përballja Prishtina-Ferronikeli

2016/01/sot-p-euml-rballja-prishtina-ferronikeli_hd.jpg

Sfida kryesor e kësaj mesjave luhet në kryeqytet, ku do të përballen Prishtina dhe Ferronikeli.

Të përzgjedhurit e Bylbyl Sokolit pas barazimit kundër Trepçës në fundjavën e kaluar, ndaj skuadrës nga Drenasi synojnë tu kthehen fitoreve, edhe pse nuk do ta kenë lehtë, sepse Ferronikeli ka treguar performancë të mirë në tri ndeshjet e parë të këtij edicioni.

Pikët e plota në këtë xhiro do t’i kërkojnë edhe Drita e Trepça ’89 në ballafaqim me Ferizajn përkatësisht Drenicën, derisa Istogu do të pres Vëllaznimin.

Ndërkaq, të enjten Besa do të sprovojë forcat me Llamkos Kosovën, kurse një ditë më vonë, Hajvalia i bën “konak” Trepçës. /KP/Telegrafi/

Sot takohen:

Drita-Ferizaj
Trepça ’89-Drenica
Istogu-Vëllaznimi
Prishtina-Feronikeli

Nesër takohen:
Besa-Llamkos Kosova
Të premten takohen:
Hajvalia-Trepça
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:00.