Please enter at least 3 characters.

​Sot në Podujevë nis shpërndarja e pakove ushqimore për familjet në nevojë

2020/03/auto_komuna_e_podujeves_sheshi1555174952.jpg

Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës ka bërë të ditur se sot fillon shpërndarja e 500 pakove të para ushqimore për familjet në nevojë, si pasojë e gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19, të siguruara nga buxheti i Komunës së Podujevës.

Shtabi... ka apeluar te qytetarët që të respektohen vendimet dhe rekomandimet e bëra edhe më herët dhe në raste të tilla varrimet të bëhen vetëm nga rrethi i ngushtë familjar me qëllim të ruajtjes së shëndetit, si dhe të mos organizohen të pame.

Gjithashtu kërkohet nga qytetarët që, pavarësisht se jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, të shmangin shkuarjen në iftar dhe vizitat te të afërmit.