Please enter at least 3 characters.

Sot fillon gjykimi për lëndën ''Trajektorja'' ku i akuzuar është edhe Nikolla Gruevksi

2017/03/Gjykata-Penale.jpg

Në Gjykatën Penale në Shkup duhet të fillojë gjykimi për lëndën ''Trajektorja'' të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë lëndë janë të akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zv.kryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë së Rrugëve, Ljupço Georgievski.

Ata akuzohen se në periudhën 2012-2013 kanë ndërmarrë më shumë aktivitete me të cilat i kanë tejkaluar kompetencat e tyre duke dëmtuar shtetin me mbi 150 mijë euro./Telegrafi/