Sot do të fillojnë punimet për asfaltimin e rrugës Strellc - Isniq
12/12/2016
Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë do të inaugurojë sot fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Strellc i Ulët - Isniq në komunën e Deҫanit.
Gjatësia e kësaj rruge sipas ministrisë do të jetë rreth 3 kilometra, ndërsa kosto e këtij projekti do të jetë rreth 243 mijë euro. /Telegrafi/


