Please enter at least 3 characters.

Sot do të bllokohet për qarkullim rruga Pestovë-Druar, bëhet asfaltimi i saj

2024/07/vushtrri.jpg

Sot nga ora 14:00 do të bllokohet për qarkullim rruga Pestovë-Druar sepse do të bëhet asfaltimi i rrugës.

Kështu ka njoftuar Komuna e Vushtrrisë, gjatë ditës së sotme, shkruan Telegrafi.

“Komuna e Vushtrrisë njofton qytetarët se sot nga ora 14:00 do të bllokohet për qarkullim rruga Pestovë-Druar, për shkak se do të bëhet asfaltimi i rrugës”, thuhet në njoftim.

Komuna e Vushtrrisë ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve që të përdorin rrugët alternative. /Telegrafi/